Misioni

Misioni I Dora Dorës  është të mbështesë, mbrojë dhe promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave pavarësisht nga bindjet e tyre politike, religjionin, moshën, nivelin e arsimit, apo aftësia.

Dora Dorës e realizon misionin e saj përmes:

  • Fuqizimit të rolit të gruas në vendimmarrje dhe barazisë gjinore në të gjitha sferat e jetës
  • Promovimit të integrimit social të grave në nivelin regjional
  • Luftës kundër dhunës ndaj gruas, diskriminim dhe keqtrajtimit të gruas – në familje dhe shoqëri
  • Vetëdijesimit e gruas për të drejtat njerëzore
  • Nxitjes së jetës multietnike


Dora Dorës synon mirëqenien e gruas duke promovuar BARAZINË GJINORE.