Qendra për Këshillim dhe Përkrahje të Gruas “Dora Dorës” është formuar në vitin 2002 në Prizren si shoqatë joqeveritare,  joprofitabile dhe apolitike.

Aktivitetet e veta Dora Dorës i zhvillon në baza vullnetare dhe në saje të donacioneve të donatorëve të huaj dhe të brendshëm.

Dora Dorës bashkëpunon ngushtë me organizatat joqeveritare brenda dhe jashtë vendit.

Projektet DD i realizohen në koordinim me nevojat e komunitetit lokal dhe në kooperim me institucionet lokale.